Ndërrohen tepihët në Ministrinë e Integrimeve – do të shpenzohen 1 mijë euro

Tepihët në korridoret e Ministrisë së Integrimeve Evropiane duket se janë vjetërsuar goxha. Por, shumë shpejt ata do të zëvendësohen. Për këtë punë, MIE’ja ka ndarë rreth 1 mijë euro.

Dhurata Hoxhës duket se nuk po i pelqejnë tepihët që gjenden aktualisht nëpër koridoret e Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Ajo ka vendosur që t’i ndërrojë së fundi.

Vetëm për këtë furnizim, MIE’ja ka paraparë që të shpenzojë rreth 1 mijë euro.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar vetë Ministria në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kishin ofertuar tri kompani, por që në fund tenderin e ka fituar kompania “AFC” Sh.p.k.

Kontrata është nënshkruar më 1 korrik të këtij viti./Express