Ndërroi jetë Fadil Muzaqi punëtor i Komunës së Vushtrrisë

Pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare ndërroi jetë punëtori Komunës së Vushtrrisë Fadil Muzaqi. Fadili ishte i madh dhe i çmueshëm, ai për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në komunës së Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Fadil Muzaqi filloi punën në administratën komunale në Vushtrri që nga marsi i vitit 1999 si zyrtar në zyren e prokurimit. Ndërsa prej viti 2008 deri ne vitin 2017 ka qenë drejtor në Drejtorinë e Prokurim Publik. Që nga viti 2018 e deri më sot i ndjeri ishte zyrtar i lartë i prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë.

Më rastin e ndarjes nga jeta të të ndjerit Fadil Muzaqi, Komuna e Vushtrrisë ka organizuar mbledhje komemorative e cila do të mbahet nesër, e martë, prej orës 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Vushtrri.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e martë në varrezat e qytetiti në fshatin Begaj të Vushtrrisë në oren 14:00. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE