Ndërroi jetë punëtori i Komunës së Vushtrrisë Osman Musliu

Ka ndërruar jetë punëtori i komunës së Vushtrrisë, Osman Musliu, i cili ka qenë edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në nderim të figurës dhe punës së tij komuna e Vushtrrisë sot organizon mbledhje komemorative nga ora 14 në sallën e Kuvendit Komunal.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në fshatin Dumnicë e Epërme./Veriu.info/

SHPËRNDAJE