Ndërroi jetë veterani i UÇK-së në Vushtrri (FOTO)

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Hasan Xhaka nga fshati Oshlan i Vushtrrisë, raporton portali Veriu.info.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Veteranit të UÇK së të Brigadës 142 të ZOSH, Hasan Xhaka nga fshati Oshlan”, ka njoftuar sekretari i Organizatës së veteranëve të luftës në Vushtrri, Shaip Hyseni.

I ndjeri Hasan Xhaka vdiq në moshën 64 vjeçare. Gjatë luftës ai ishte pjesëtarë i UCK-së në Batalionin e II të Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵).

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (E diele) prej orës 14:00 në fshatin Oshlan të Vushtrrisë. /Veriu.info/

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE