Ndërron jetë një ushtar i FSK-së

Një pjesëtar i Forcës së Armatosur të Kosovës ka ndërruar jetë sot.

Bëhet fjalë për Nijazi Uruqin, i cili ka shërbyer edhe si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Lajmin e tij e ka bërë të ditur ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi.

“Pikëllues për ushtarin të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi.

Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe. Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën”, ka deklaruar ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE