Sot në moshën 72 vjeçar ka ndërruar jetë piktori i njohur shqiptar, Kadër Pagarusha.
Lajmin për vdekjen e piktorit e kanë bërë të ditur miqtë dhe familjarët e tij. Kadër Pagarusha është vëllai i këngëtares Nexhmije Pagarusha.
Kadër Pagarusha ka lindur në Prizren në vitin 1946. Ai ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë – drejtimi i arteve pamore./kultplus