Ndërron jetë zyrtarja e MASHT

Sot ka ndërruar jetë zyrtarja dhe punëtorja shumëvjeçare e Ministrisë së Arsimit, Besa Halimi Zagragja.

Lajmin publik e kanë bërë familjarët e saj në rrjetet sociale.

Njoftimi:

Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot na la më e dashura jonë BESA HALIMI-ZAGRAGJA.

Varrimi do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e Prishtinës.

Për shkak të pandemisë, varrimi do të bëhet me pjesëmarrjen e famijarëve dhe miqve të afërt.

Edhe e pamja do të kufizohet brenda familjarëve dhe miqve të afërt, tri ditë nga dita e nesërme. Për të gjithë të tjerët, pranojmë ngushëllime nëpërmjet telefonit ose rrjeteve sociale.

SHPËRNDAJE