Ndeshja e vitit 2018-Tyson Fury dhe Deontay Wilder

12 raunde plot gjak të Tyson Fury dhe Deontay Wilder në Los Angeles tregojnë ndeshjen më të përgjakshme të këtij viti në boks.

Fituesit e çmimit të ringut janë shpallur dhe ky çmim i takon ndeshjes me 12 raunde epike në mes të Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Anglezi arriti që të qohet në këmbë dy herë, përfshirë njëherë në raundin final kur shumica e spektatorëve kishin menduar se ai kishte humbur.

Fury po ashtu ka fituar çmimin si “Rikthimi i vitit” pasi që rikthehet në ndeshje në pjesë të fundit dhe këtë e arriti më 2018, e cila gjë kulmoi me barazim te kampionit të peshave të rënda ËBC në Las Vegas.

Vendimi për këtë ndarje megjithatë mbeti kontrovers, përderisa pavarësisht nokdaunëve, shumica besonon se Fury ishte boksier më i mirë atë natë.

Në raundin e 12, Wilder pati një kombinim me goditje të majta dhe të djathta të cilët dërguan për herë të dytë në tokë atë.

Gjyqtari Jack reiss fillojë të numërojë, por për çudi Fury hap sytë dhe kthehet në ndeshje.

Reiss e bën Furyn të ecë dhe e sheh që ai është gati që të vazhdojë përsëri luftën.

Wilder, u shokua me këtë ngritje dhe vuajti në minutat në vazhdom, madje nuk ishte në gjendje që të bënte më ndonjë goditje të fortë. Në të njëjtin raund, Fury lëshoi edhe një goditje të fortë me dorën e tij të djathtë derisa koha kaloi.

Raundi i befasishëm i fundit bëri që publiku të ngritët në këmbë derisa është kërkuar që në vitin 2019 të këtë edhe një luftë në mes të këtyre dy luftëtarëve.

Ëilder ishte kundërshtari i tretë i Furyt këtë vit, pasi që ai kishte mposhtur në dy meçe me parë shqiptarin Sefer Seferin dhe Francesco Pianetan, të dy me nokdaun.

2018-ta mund të konsiderohet edhe si vit rikthyes për Furyn, i cili nuk kishte luftuar që prej se e kishte mundur Wladimir Klitschkon në nëntorin e 2015.

Më dy fitore dhe një barazim ai e fiton edhe ë dy fitore dhe një barazim ai e fiton edhe çmimin si i “Rikthyeri i vitit”.

Çmimi kryesor për peshën e mesme e ka fituar Oleksandr Usyk, përfshirë edhe çmimin “Luftëtari i vitit”. Usyk për momentin bart shiritët e WBO, WBC, WBA, dhe IBF  kurse gjatë vitit që lam pas mposhti Mairis Briedis, Murat Gassiev dhe Tony Bellew.

Gennady Golovkin – Canelo Alvarez 2, e cila ndeshje u zhvillua më 15 shtator, e fitoi çmimin “Lufta e Vitit”.

Nokdauni i vitit shkoi për Naoya Inoue për nokdaunin e jashtëzakonshëm të tij kundër Carlos Payano në tetor.

Trajneri i vitit është për Anatoly Lomachenko, kurse dështimi i vitit është për Cristopher Rosales për fitoren e tij befasuese në raundin e nëntë kundër Daigo Higa në prill.

Ngjarja e vitit në boks ishte një incident i befasishëm, pasi që HBO kishte lajmëruar se ata nuk do ti transmetojnë më ndeshjet e boksit live pas 45 viteve.

Çmimin për të ardhmen më të mirë në boks e fitoi Teofimo Lopez, boksieri premtues honduraso-amerikan në kategorinë e peshave të lehta.

Brenda Ingle i cili vdiq këtë vit në moshën 77 vjeçare, pas një karrierë të gjatë si boksier, menaxher dhe trajner është humbja më e madhe në sport e këtij viti. Por, për këtë, pasi që ai ka trajnuar një numër të madh kampionësh gjatë karrierës së tij ka marrë çmimin postim mortum “Karakteri më inspirues i vitit 2018”.

SHPËRNDAJE