Ndeshja Liverpool-Crvena Zvezda, a do të luajë Shaqiri?

Liverpooli do të ndeshet sërish nesër me Crvena Zvezdën.

Xherdan Shaqiri mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Liverpooli do të përballet me Crvena Zvezdën, andaj Xherdan Shaqiri mund të mos ftohet për shkak të tensioneve politike që kanë Kosova me Serbinë dhe shqiponja e tij në Rusi.

Jurgen Klopp mund mos ta ftojë anësori kosovar, në mënyrë që t’i ikë rrezikut të mundshëm, përcjell “lajmi.net”.

Shaqiri kishte deklaruar se ai nuk do ta kishte problem që të luante në Serbi, pasi ai luan futboll dhe nuk do të merakosej se çfarë bëjnë tifozët.

Crvena Zvezda dhe Liverpool, do të përballen nesër (e martë) në ora 18:55, e që do të jetë një ndeshje e lehtë për anglezët.

SHPËRNDAJE