Ndodh edhe kjo: Bashkimi e mposht Vushtrrinë 127-17

Vashat e KB Bashkimit, kampiones në fuqi në basketbollin kosovar, e kanë fituar ndeshjen hapëse të sezonit të ri ndaj Vushtrrisë me një diferencë prej hiç më pak se 100 pikëve.

Bashkimi e nisi sezonin e ri 2018/19 për ta mbrojtur titullin duke e dërrmuar Vushtrrinë me rezultat të thellë 127-17.

Stewart i shënoi 24 pikë, më së shumti te Bashkimi, e ndjekur nga Muhadri dhe Shaw që shënuan nga 16 pikë secila.

Ndërsa te Vushtrria Shala ishte më e mira me 11 pikë./Express

SHPËRNDAJE