Ndodh edhe kjo: Deputeti i VV’së e çon në qiell me lëvdata Kryeministrin

Kryeministri Ramush Haradinaj është i dyti zyrtar që ka pranuar që intervistimi për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq para komisionit hetimor parlamentar, të bëhet me dyer të hapura për media. E kjo ka bërë që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi të ia thurë atij disa lavde e ta falënderojë për paraqitjen.

Raportimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për më shumë se një orë para komisionit hetimor parlamentar për ndriçimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, nga një anëtar i këtij komisioni u pa si një ndihmesë, e për këtë ai e ka falënderuar në fund të raportimit të parin e Qeverisë.

“Kryeministër, dijeni se e keni bërë një precedent shumë të mirë. Ju falënderojmë për përgjigjet. Ndoshta ka qene e mundimshme gjithë këto pyetje, por ishte shume paraqitje e mire”, i tha deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kryeministrit./Express

SHPËRNDAJE