Ndodh edhe kjo: I kishte 1 vjet në luftë, figuron në listën e veteranëve

Se listat me veteranë janë fryrë dhe manipuluar, tregon rasti i një 19-vjeçari emri i të cilit gjendet në listat e vetëranëve. Në kohën e luftës i bije që ka qenë 1 vjeçar por është futur në listë si veteranë në moshën 19 vjeçare.

Inicialet e tij janë G.H. dhe gjendet në listë bashkë me 36 mijë veteranë tjerë që e marrin pensionin e veteranit

Ndryshe debati mbi këtë cështje ka shpërthyer pas dorëheqjes së prokurorit special, Elez Blakaj. Në aktakuzën e dorëzuar nga Blakaj, thuhet se 19 mijë veteranë janë të rremë, të cilët i kushtojnë buxhetit afër 38 milionë euro në vit. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE