Ndodh edhe kjo në Kosovë, që 6 muaj pa paga

Ka më tepër se gjashtë muaj që punëtorët shëndetësorë të pranuar në QKMF përmes projektit të Caritas-Kosova për përkujdesjen shtëpiake”, nuk janë paguar.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komisionit për Shëndetësi i degës së PDK, në Gjilan, Enver Murtezi, sipas të cilit në këtë konkurs janë pranuar edhe staf tjetër si mjekë, stomatolog dhe staf tjetër profesional dhe jo profesional.

“Tani kur kjo vonesë ka kaluar çdo kufi, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, që sa më parë të sigurohen fonde që punëtorët shëndetësor të paguhen për punën e tyre, dhe mjaft më me këtë ,,dietë” në kurriz të mantelbardhëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, Dega e PDK-s në Gjilan edhe më herët ka tërhequr vërejtjen se punëtorët e pranuar paguhen më pak se punëtorët tjerë dhe kanë pasur vonesa në pagesa, thuhet në komunikatën për media të Degës së PDK-së në Gjilan.

SHPËRNDAJE