Ndodh edhe kjo, Shkrimtari e tepron me komplimente për mbretin, ai e heq nga puna

FILE PHOTO: Saudi Arabia's King Salman bin Abdulaziz Al Saud at a summit of Gulf Cooperation Council leaders in Riyadh, Saudi Arabia May 21, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst/File Photo

Mbreti i Arabisë Saudite Selman Bin Abdulaziz ka urdhëruar pushimin nga puna të një shkrimtari, për shkak se ky i fundit e kishte barazuar atë me perëndinë.

Selman që kur ka marrë detyrën si mbret nga viti 2015, shpesh ka marrë lëvdata nga ana e gazetarëve dhe e shkrimtarëve. Mirëpo, shkrimi i Ramazan Al Anzi, që thoshte se mbreti është njësoj si perëndia dhe ku përdorte edhe terminologji islame për lëvdata ka tejkaluar çdo cak, shkruan “Reuters”. Ministri i Informacionit Awwad bin Saleh Alaval ka thënë se kolumna në gazetë nuk ishte aspak e përshtatshme.

 

SHPËRNDAJE