Ndodh mrekullia, fëmija gjendet i gjallë brenda ortekut

Një fëmijë u gjet sot i gjallë pasi kishte kaluar plot 40 minuta i bllokuar poshtë një orteku, i cili e mori përpara ndërsa po bënte ski në një zonë jashtë pistës së stacionit të skive në Savojë, në Alpet franceze, njoftuan forcat e shpëtimit.

Fëmija i moshës 12 vjeç, djaloshi sapo ishte larguar nga një pistë e përcaktuar e qendrës së skive në La Plagne, ishte i shoqëruar nga prindërit kur rreth orës 14:00 një masiv bore e mori përpara, shkruan ATSH.

Fëmija u gjet i vetëdijshëm rreth 40 minuta më vonë nga një qen i forcave të ndihmës së shpejtë, i cili ndërhyri menjëherë për t’i ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit të qendrës së skive, që mbërritën në vendngjarje pas aksidentit

SHPËRNDAJE