Ndodhë edhe kjo në Kosovë, hajni në pikë të natës ia vjedh pasqyrën e veturës së re – publikohet video

Ky është momenti shokues kur një person në Dragodan të Prishtinës, është filmuar nga kamerat duke dëmtuar një veturë.

Pamjet të cilat fillimisht janë publikuar në grupin tashmë të njohur ‘Marakli të Kerreve” nga një anëtar i këtij grupi, tregojnë momentin kur një burrë i veshur me një maicë të bardhë e dëmton një veturë.

Bazuar në orën kur ka filmuar kamera, hajduti e ka kryer vjedhjen në orën 04:17 të mëngjesit. Ai sipas publikuesit të videos  veturës së markës Opel Astra, i ka vjedhur njërën prej pasqyrave anësore.

 

Përshëndetje, Marakli Kerrev. Kqyrne bre shqiptarin nuk ka pare me ble një pasqyrë t’kerrit. Po del n’4 mëngjesit edhe ma vjedh pasqyrën e kerrit. Çfarë mendimi keni per këtë hajn? Vjedhja asht bo te prova center, Dragodan. Vetura “Opel Astra 2008”. Kaloni mirë marakli. Më lajmroni nese e dini kush asht ky. Ciaoo” – ka qenë përshkrimi që ai ka vënë videos së publikuar.

Kjo video ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale duke bërë kështu që një numër i konsiderueshëm i njerëzve të komentojnë këtë veprim të pahijshëm. /GazetaBlic /

Kjo është video:

00:00
00:37
1 muaj më parë
SHPËRNDAJE