Ndryshe nga ai me Konjufcën dhe Thaçin, takimi i Cakajt me Osmanin e Kurtin ka këtë veçanti

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, pas takimit të mbajtur me homologun e tij, Glauk Konjufcën dhe Presidentin Hashim Thaçi, në prani të mediave, po zhvillon takim edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, por më ndryshe nga dy takimet paraprake të tij.

Derisa në takimet me mbajtura me Konjufcën dhe Thaçin mediat ishin të lejuara të ishin prezente, takimi i Cakajt me kryekuvendaren dhe kreun e Qeverisë kosovare, po mbahet i mbyllur.

Takimi me kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, tashmë ka filluar, derisa kjo e fundit ka lejuar të bëhen fotografi nga takimi.

Ndërkaq, nga ora 12:30, pritet të nisë edhe takimi i Cakajt me kryeministrin Kurti, i cili poashtu do të jetë i mbyllur dhe do të lejohen vetëm pamje.

SHPËRNDAJE