“Ndryshime rrënjësore në Kosovë mund të sjellë vetëm koalicioni mes LDK’së e VV’së”

Koalicioni që mund të sjellë ndryshime rrënjësore në Kosovë është ai mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, sipas Xhafer Tahirit të LDK-së.

Kryetari i Vushtrrisë ka thënë në Interaktiv të KTV-së se dy partitë më të mëdha opozitare duhet të bashkohen në një koalicion parazgjedhor për të fituar zgjedhjet.

“Koalicioni i duhur është ai mes LDK-së dhe VV-së. U bëj thirrje edhe LDK-së edhe VV-së që të afrohen në qëndrime dhe të bëjnë koalicion. Edhe votuesit do të donin një të tillë”, ka thënë ai duke shtuar se një koalicion i tillë parazgjedhor do të dilte i suksesshëm në zgjedhje.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE