Ndryshimi brenda ditës i presidentit Hashim Thaçi, ja çka tha tash

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot në një konferencë për media u pyet nga gazetarja e portalit Arbresh.info nëse kishte ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA.

Përgjigjja e presidentit ishte se jo, nuk ka një ftesë. Por duket se gjërat kanë ndryshuar brenda disa orëve për Thaçin.

Kjo pasi që ai në një emision në Klan Kosova ka thënë se ka ftesë dhe do të jetë i pranishëm.

A ishte kusht konferenca e tij për të folur kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale për të marrë ftesë apo çfarë ndodhi me presidentin./Arbresh.info/

SHPËRNDAJE