Ndryshimi i çuditshëm i Hoxhajt: Nga një zyrtar që i besonte ‘verbërisht’ BE’së, kthehet në kritik të madh

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, viteve të fundit ka mbajtur pozita qeveritare që e kanë bërë atë një prej njerëzve që ka kontakte të shpeshta me zyrtarë të BE’së.

Madje gjatë kohës sa ishte ministër i Jashtëm, edhe puna e tij lidhej me diplomacinë dhe marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e BE’së.

Gjatë gjithë këtyre viteve, tash zëvendëskryeministri Hoxhaj është shquar për besim të palëkundur në BE’në dhe të ardhmen e sigurt të Kosovës me përkrahjen e BE’së, mirëpo kjo gjë ka ndryshuar së fundmi.

Zëvendësi i kryeministrit Haradinaj ditëve të fundit i ka lëshuar disa deklarata thumbuese e kritikuese për BE’në, e cila gjë nuk ka qenë praktikë e Hoxhajt.

Më 25 tetor Hoxhaj teksa fliste për liberalizimin e vizave dhe rrezikun që ky proces të shtyhet, në një formë e akuzoj BE’në për albanofobi.

“Kosova i ka përmbushur kriteret, që ishin 95, dhe ka shtuar se nëse nuk votohet as tani, do të merret si vendim që buron nga një ‘albanofobi’ në vendet e Evropës”, kishte thënë Hoxhaj.

E sot, Hoxhaj iu drejtua edhe më direkt, dukë vënë në dyshim edhe besimin që duhet ta ketë Kosova karrshi BE’së, nëse nuk ka vendim pozitiv për vizat.

Sipas Hoxhajt, Kosova nuk mund të ketë besim në BE’në rreth dialogut me Serbinë, nëse BE’ja nuk ka vendim pozitiv për vizat.

“Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t’i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj sot në Facebook.

Ndryshe, reagimet e Hoxhajt vijnë pasi zërat skeptikë në BE rreth çështjes së liberalizimit të vizave, sa po shkojnë e po rriten. Krejt kjo falë frikës së një rritjeje të emigracionit./gazetametro.net

SHPËRNDAJE