Ndryshimi i kufijve: Isa Mustafa me një veprim të papritur

German Chancellor Angela Merkel (R) points towards Kosovo's Prime Minister Isa Mustafa during a news conference at the Chancellery in Berlin, Germany, June 30, 2015. REUTERS/Fabrizio Bensch

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa sot ka bërë të ditur se i është drejtuar Kancelares Gjermane Angela Merkel si dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të BE’së. Kjo sipas tij është bërë për t’i njoftuar ata me vlerësimet e partisë së tij me situatën aktuale në Kosovë si dhe për dialogun me Serbinë. Ai po ashtu ka thënë se zgjidhja e vetme për stabilitet në vend janë zgjedhjet e reja.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, thotë të ketë theksuar përmbajtjen dhe objektivat e dialogut, i cili sipas tij duhet të drejtohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues. Ai përmend edhe një herë zgjedhjet, për të cilat partia e tij së fundmi po kërkon që të mbahen.

“…Kam nënvizuar se krahas sqarimit të përmbajtjes së dialogut dhe objektivave, dialogun do të duhej të drejtohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira, pasi koalicioni i tanishëm përfaqëson pakicën dhe nuk siguron që marrëveshjet të jenë të zbatueshme…”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa po ashtu ka thënë se Kancelares gjermane dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të BE’së u ka shkruar se si LDK’ja edhe pse në opozitë, e ka votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që të ecë përpara procesi i liberalizimit të vizave.

“LDK sa e drejtonte Qeverinë ka punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, kurse këtë vit, edhe pse ne opozitë, deputetët e saj e kanë votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që procesi i liberalizimit të vizave të ec përpara”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka treguar se një letër të tillë, kohë më parë i ka dërguar edhe Kryetarit të Partive Popullore Europiane, Jozeph Daul./GazetaExpress

SHPËRNDAJE