Ndryshon moti, pasdite priten reshje shiu

Gjatë ditës së mërkurë vapa afrikane do të fillojë të zmbrapset më në jug të rajonit, me afrimin e një turbullire nga Atlantiku, që pritet të kalojë orëve të pasdites.

Pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me breshër.Nga dita e enjte masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat për 10C deri 15C nga ditët e kaluara, e priten mundësi për riga lokale shiu.

14.08.2019 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë gjatë ditës nga verilindja 5-15m/s. Indeksi UV: 8.

SHPËRNDAJE