Ndryshon ora e takimit të Hotit me delegacionin amerikan

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ndryshuar orari i takimit të kryeministrit Avdullah Hoti me delegacionin e SHBA’së.

Qeveria ka njoftuar se takimi që ishte paraparë të mbahet në ora 18:30 do të mbahet në ora 17:45.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

SHPËRNDAJE