Në 20 vjetorin e rënies zbulohen shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Në 20 vjetorin e rënies, sot në Drenas mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të shkrira në bronz. Manifestimi mbahet në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, nga ora 12:00.

Në manifestim marrin pjesë krerët e shtetit.

Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, të cilët ishin bashkëshortë, rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.

SHPËRNDAJE