Në 22 fshatra të Drenasit s’ka ende ujë, punimet kanë nisur 6 vjet më parë

Në qershor të këtij viti, Komuna e Drenasit kishte planifikuar që ta funksionalizonte ujësjellësin i cili do t’i furnizonte me ujë 22 fshatra të kësaj komune.

Ndonëse ishte bërë edhe pranimi teknik në vitin 2014, kompania e kontraktuar del që nuk i kishte vendosur gypat në të gjitha pjesët, raporton KTV.

Andaj, projekti për ndërtimin e gypit nga rezervuari i Feronikelit deri te rezervuari i ri në fshatin Kamenicë, nuk dihet kur do të përfundojë pasi rasti ka shkuar në polici.

Sipas opozitës në këtë komunë, kryetari aktual nuk e ka pasur asnjëherë prioritet përfundimin e këtij projekti, prandaj këta banorë të 22 fshatrave kanë mbetur pa u kyçur në ujësjellës.

Petrit Gashi nga Iniciativa për Drenasin e Sokol Bylykbashi i LVV-së, thonë se këtë problem do ta propozojnë për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

Banorë të këtyre fshatrave nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por thanë se ujin e pijes e sigurojnë përmes puseve.

SHPËRNDAJE