Në Bajgorë aksidentohet minibusi që transporton minatorët e Trepçës, 4 të lënduar (Foto)

(I plotësuar) Aksidentin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se kjo ka ndodhur si pasojë e humbjes së drejtimit.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Zahiti.

————————

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Bajgorë të Mitrovicës sot rreth orës 15:30.

Në këto foto të bëra nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet i rrokullisur minibusi i cili i transporton minatorët e Trepçës.

Mësohet se minibusi e ka goditur një lis në kthesë, si pasojë e shpejtësisë së madhe.Veriu.info

SHPËRNDAJE