Në Bajgorë të Mitrovicës gjendet një mjet i dyshimtë, ndërhyn KFOR-i amerikan

Në fshatin Bajgorë të Mitrovicës disa persona kanë hasur në një mjet të dyshimt, raporton gazeta online veriu.info.

Në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë policia e Kosovës që ka siguruar lokacionin kurse më pas Njësiti për Deminim i KFOR-it Amerikan ka bërë shpërthiminn e mjetit pa ndonjë incident.

“Raportohet se nga disa persona është hasur në një mjet të dyshimtë. Policia e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësiti për Deminim i KFOR-it Amerikan që e ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./veriu.info/