Në burgun e Prizrenit tentohet të futet telefoni përmes papuqes

Sot rreth orës ‪13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHPËRNDAJE