Në shtëpinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka festë.
Kjo pasi që, bashkëshortja e tij Anita Haradinaj sot feston ditëlindjen e 38-të.
Moderatorja e njohur sot i mbush 38 vjet, shkruan rtv21.
Anita Muçaj – Haradinaj është njëra ndër moderatoret më të njohura e cila i prezanton lajmet qendrore në televizionin publik. Anita me Ramushin është martuar 15 vjet më parë, nga kjo martesë, çifti së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë.