Në fushatë u premtonit përkujdesje, tash po i shqelmoni rastet sociale: Bekim Haxhiu reagon ndaj avokatit të VV’së

Anëtari i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Vetëvendosje e cila gjatë fushatës premtonte përkujdesje për rastet sociale, tash po shqelmon një person që i duhet kujdesi i shtetit.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka përkujtuar se si dikur kjo parti premtonte të punësuar nga çdo familje që është në skemë sociale.

Teksa ka reaguar ashpër ndaj Tomë Gashit, avokatit të VV’së, për rastin që ndodhi në sheshin e Prishtinës para disa ditësh, ku ai shihej duke shqelmuar një person që po kërkonte para.

“Ndaj këtyre rasteve do të duhej të reagonte Albin Kurti si kryeministër i vendit, të kërkonte nga organet e drejtësisë të ndërmerrnin të gjitha masat ligjore, që ky person i pandërgjegjshëm ta merrte dënimin e merituar.”, ka shkruar tutje Haxhiu.

Postimi i plotë:

LVV dhe Albin Kurti, në fushatë deklaroni:
“Erdhi dita që të kujdesemi për ata që kanë nevojë për kujdesin e shtetit”.
“Do të garantoj një të punësuar për çdo familje që është në skemë sociale”.

Ndërsa në ditën e 11-të të Qeverisë Kurti, avokati Tomë Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje shqelmon paratë që kishte grumbulluar një lypsar në mes të Prishtinës, shqelmon një nga rastet sociale që në fushatë iu premtonin kujdesin e shtetit.
Shiqojeni çfarë “përkujdesje”… kjo vetēm për 11 ditë në Qeveri !

Ndaj këtyre rasteve do të duhej të reagonte Albin Kurti si kryeministër i vendit, të kërkonte nga organet e drejtësisë të ndërmerrnin të gjitha masat ligjore, që ky person i pandërgjegjshëm ta merrte dënimin e merituar.

Kombi shqiptar është i njohur për humanizëm dhe dalje në ndihmë personave kur ata kanë nevojë për tjetrin.
Prandaj, asesi nuk duhet të lejojmë njerëz të tillë të pandërgjegjëshem t’i japin imazh të keq kombit tonë dhe vlerave humane, të mbjellura ndër shekuj në traditën tonë.

SHPËRNDAJE