Në Gjermani tash e tutje nuk gjeni kartëmonedha 500 eurosh

Gjermania ka vendosur që nga sot të heq gradualisht përdorimin e monedhave 500 eurosh në kesh.

‘’Unë preferoj para cash për shumat e mëdha, kjo nuk do të thotë se merrem me ndonjë gjë të dyshimtë’’, shprehet Rolf, ndihmës infermier 61 vjeç i intervistuar në Frankfurt, i cili ka paguar edhe një makinë okazion me prerje të mëdha në euro.

‘’Ai e cilëson si të vështirë për t’a pranuar vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të ndërprerë emetimin e kartmonedhave 500 euro nga 17 të 19 Bankave Qendrore Kombëtare. Vetëm bankat e Gjermanisë dhe të Austrisë do të vijojnë deri më 26 prill për të garantuar një periudhë të lehtë tranzicioni’’, sipas BQE-së.

Nëse ju mbetet ndonjë kartmonedhë nën dyshek, nuk ka arsye për panik. Prerjet 500 euroshe do të dorëzohen në Bankat Qendrore dhe do të zëvendësohen me prerje më të vogla.

Shumica e vendeve evropiane preferojnë pagesat me kartela e jo me kesh. Kjo sepse pamundëson keqpërdoirimet, vjedhjet, apo edhe qarkullimin e parave false. /Periskopi

SHPËRNDAJE