Në këtë ditë do të ndodhë takimi Rama dhe Kurti

Gent Cakaj, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet brenda pak ditësh me Albin Kurtin e Vetëvendosjes që pritet të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Në Rubikon të KTV-së, Cakaj ka thënë se “Rama do të takohet me Kurtin brenda disa ditësh dhe do të dakordojnë qëndrimet e tyre” duke iu referuar mini-shengenit ballkanik.

Tutje, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka dhënë arsyet pse kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dha dorëheqje pas dështimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, dhe një gjë të tillë s’bëri Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë pavarësisht dështimit të njëjtë.

Sipas tij, si pikë e rëndësishme dalluese janë kushtet që janë përmbushur, punët e brendshme dhe referendumi që ishte bërë në Maqedoni me rastin e ndryshimit.

SHPËRNDAJE