Në këtë kohë i jepet lamtumira e fundit policit Malësor Dashi

Polici që u gjet pasditen e djeshme në Lepenc, Malësor Dashi, do të përcjellet për në “banesën e fundit” sot në Stagove të Kaçanikut.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Jemi të njoftuar se sot do të var r oset”, tha ai.

Malësor Dashi u gjet dje pasdite në lumin Lepenc, dhe trupi i tij menjëherë është dërguar për autopsi, por rezultatet e autopsisë ende nuk dihen se kur do të dalin.

Gashi konfirmoi se var /rimi do të behët në orën 16:00 në varrezat e Stagoves në Kaçanik.