Në këtë video mund ta shikoni Ronaldon në diskotekë me gruan, e cila e akuzoi

Cristiano Ronaldo po vazhdon të përballet me akuzën ndaj tij nga amerikania Kathryn Mayorga, e cila ka thënë se është përdhu*uar nga ylli portugez në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas.

Gazeta britanike, The Sun, e ka publikuar një video të rrallë, ku shihet Ronaldo duke kërcyer me amerikanen në një diskotekë.

Ronaldo i ka mohuar akuzat përmes rrjeteve sociale, mirëpo i ka kohë 20 ditë për t’u kundërpërgjigjur ndaj akuzave dhe për këtë e ka angazhuar njërin ndër avokatët më të famshëm, David Chesnoff.

Sipas raporteve të fundit, Chesnoffi nuk do të punojë vetëm në mbrojtjen e Ronaldos, ai po ashtu do të kërkojë dëmshpërblim për dëmtim të personalitet të Ronaldos.

Kjo akuzë është bërë publike për herë të parë nga magazina gjermane.

Përfaqësuesit e Ronaldos kanë thënë se do ta padisin gazetën gjermane, Der Spiegel, e cila i ka publikuar këto akuza. Megjithatë, redaksia e gazetës gjermane ka thënë se nuk kanë bërë asnjë gabim, për shkak se pretendimet e Mayorgas i kishin verifikuar përmes dokumenteve zyrtare.

Mayorga e kishte raportuar rastin në polici menjëherë pas incidentit, mirëpo në atë kohë nuk kishte guxuar ta thotë emrin e Cristiano Ronaldo apo ta tregojë vendin se ku ka ndodhur. Për këtë arsye, ajo kishte arritur marrëveshje me përfaqësuesit e Ronaldos, sipas së cilës portugezi do t’ia paguante asaj 322 mijë euro, por ajo nuk do të fliste kurrë më për këtë ngjarje.

SHPËRNDAJE