Në këto pika kufitare mund të hynë e dalin mallrat nga Kosova

Kufijtë e shteteve janë mbyllur. Madje, edhe ato të qyteteve, shumica e të cilave në Kosovë tashmë janë në karantinë.

Por, tashmë janë krijuar disa korridore të gjelbra, të cilat lejojnë lëvizjen e mallrave në mes të shteteve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar edhe hartën e këtyre korridoreve, na të cilat mund të kalojnë mallrat.

“Harta e mëposhtme pasqyron “korridorin e gjelbër” të krijuar për lëvizjen e lirë të mallrave ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këtu gjeni të dhënat se cilat Pikë Kalime Kufitare të Republikës së #Kosovës me shtetet fqinje janë të përfshira në këtë korridor. Të gjithë transportuesit, vozitësit e maunave shpedicionet dhe palët tjera të interesit mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat e poshtëshënuar për të marrë informacione të nevojshme si për “korridorin e gjelbër” dhe procedurat tjera si ato kufitare, doganore dhe procedurat tjera.

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

+383 (0) 38 551 661 ext: 1000

+383 (0) 45 198 606

VIBER +383 (0) 45 198 000

SMS: 500 95

Hot-line:  0800 500 95

E-mail: [email protected], shkruhet në njoftim.

SHPËRNDAJE