Në komunën e Mitrovicës gjatë mandatit të Agim Bahtirit janë ndërtuar 138 kilometra rrugë

Ka arritur në 138 kilometra gjatësia e rrugëve të asfaltuara në komunën e Mitrovicës gjatë kohës që prej kur kryetari Agim Bahtiri është zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve kryetar i Mitrovicës. Gjatë këtij mandati qeverisës janë ndërtuar edhe 72 kilometra kanalizime.

Gjatë ditëve të vikendit dhe sot (e hënë), kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, ka përurua edhe tri rrugë të reja të ndërtuara. Në Vërrnicë është përurua rruga e asfaltuar në gjatësi prej 3,5 kilometra dhe kanalizimi në po këtë gjatësi. Këto punë janë krye në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, ndrysa shuma e mjeteve të investuara arrin shumën prej mbi 452.000 euro.

Të dielën është përurua rruga e kubëzuar afër Parkut Industrial tek lumi Sitnicë, në gjatësi prej mbi 700 metra, vlera e së cilës arrin shumën prej mbi 70.000 euro, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës dhe pjesëmarrja e qytetarëve.

Përfaqësuesi i lagjes Gani Gërxhaliu falënderoi kryetarin Bahtiri për mbështetjen e komunitetit për kubëzimin e rrugës. Ai tha se banorët janë shumë të kënaqur me cilësinë e rrugës, ndërsa që për kryetarin Bahtiri tha se është njeri i fjalës dhe që i realizon premtimet e bëra, madje duke i tejkaluar ato.

Ndërsa të hënën (sot), kryetari Bahtiri dhe drejtori Beka kanë përuruar rrugët e ndërtuara në fshatin Mazhiq të Shalës së Bajgorës në gjatësi prej mbi dy kilometra, që kanë kushtuar rreth 200.000 euro.

Në Mazhiq banorët e atyshëm kishin organizuar festë të vërtetë, ku ishin tubuar rreth 100 sish për të përuruar rrugët e asfaltuara. Në solemnitet kishin ardhur edhe qytetarë që kanë lindur në Mazhiq, por që për shkak të kushteve të vështira për jetesë aty, ishin zhvendosur vite më parë, ndërsa që thanë se planifikojnë të kthehen për të jetuar në Mazhiq.

Sabit Strana, tha se Mazhiq deri tash nuk ka pas gëzim të këtillë. “Është hera e parë pas lufte që një kryetar i komunës e mbanë fjalën. Të tjerët vetëm na kanë gënjyer gjatë fushatave parazgjedhore, pasi që asgjë nuk kanë bërë për fshatin tonë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri gjatë përurimit të rrugëve nëpër këto mjedise ju tha banorëve të atyshëm se përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve të komunës gjatë gjithë mandatit të tij ka qenë preokupim kryesor, andaj edhe i ka kushtuar rëndësi të madhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe ndërtimit të kanalizimeve.

Në Mazhiq qytetarëve të tubuar kryetari Bahtiri ju tha se në Shalën e Bajgorës, ku bënë pjesë edhe ky fshat, përveç rrugëve të ndërtuarave prioritet janë ndarë edhe subvencionet në bujqësi, duke ndarë 75 për qind të tyre. Ai i njoftoi ata edhe për investimin e prej rreth 16 milion euro të KEDS-it në përmirësimin e furnizimit me rrymë elektrike, gjë që hap perspektivën reale për zhvillim të hovshëm të turizmit dhe bujqësisë.

SHPËRNDAJE