Në Komunën e Mitrovicës u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim

Instituti për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, kanë mbajtur të martën në ambientet  e komunës së Mitrovicës, konferencën e pestë  informuese në nivel lokal, me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Mitrovicës, me titull “Marrëveshja e Stabilizim-Asoocimit- Kontrata jonë  për të ardhmen ”.

Në këtë takim  informues morrin pjesë nënkryetari i komunës së Mitrovicës Faruk Mujka, Drejtori i drejtorisë së Integrimeve Evropiane  dhe i  Mirëqenies Sociale,  Qazim Nimani, drejtoresha ekzekutive e Organizatës PIPS, Leonora Kryeziu, Këshilltarja Politike  për Sundim të Ligjit nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Kosovë, Venera Ramaj, Katerina Loopo, zyrtare për politikë në Zyrën e BE-së në Kosovë, Albana Merja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, udhëheqësi i Divizionit për Mjedis, Energji dhe Transport, nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Ilir Muçaj, këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës,  qytetarë e të tjerë.

Drejtoresha e  PIPS, Leonora Kryeziu, theksoj  se kjo marrëveshje dhe implementimi i saj nuk kërkon vetëm angazhim të institucioneve, por edhe të shoqërisë civile. Ajo tha se  shoqëria civile  duhet  të jetë e  informuar në mënyrë që të mbahet Qeveria përgjegjëse për obligimet, të cilat i ka marrë përsipër përmes kësaj marrëveshje.

Në fjalën e  tij nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, faruk Mujka,  theksoj se nënshkrimi i kësaj marrëveshje në Tetor të vitit 2015  është konsideruar si hap i parë  i një marrëveshje kontraktuale dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës  drejt integrimeve në BE.

Po ashtu nënkryetari  Mujka theksoj se kjo marrëveshje i ka obliguar zyrtarët më të lartë të vendit , që të ju shmangen retorikave dhe premtimeve të kota e posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit .

“Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje është pritur me interes të madh, sidomos  tek prodhuesit vendorë, sepse ajo ju mundëson që të jenë konkurrues në tregjet e Bashkimit Evropian. Institucionet e vendit dhe asociacionet e bizneseve  është dashur që menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje të fokusohen më të për dhe të punojnë me ndërmarrjet prodhuese që tu ndihmojnë atyre në çfarëdo forme, qoftë përmes ngritjes së vetëdijes, por natyrisht edhe me hapa konkret në certifikim dhe standardizimin e produkteve të tyre në përputhje me kërkesat e importit brenda Bashkimit Evropian”,  u shpreh ndër të tjerash nënkryetari Mujka.

Ndërsa  Katerian Loope, zyrtare për Politikë në Zyrën e BE-së, theksoj se  MSA-ja është kontrata e parë gjithëpërfshirëse e BE-së dhe e Kosovës, e cila  sipas saj konfirmon qartë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përkushtimin e BE-së ndaj Kosovës.

Në anën tjetër Venera Ramaj, këshilltare politike për sundim të ligjit në ambasadën e Mbretërisë e Holandës në Kosovë, tha se ambasada e Holandës si prioritet në Kosovë ka dy fusha, atë të integrimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Ajo po ashtu theksoj  se fillimi nuk ka qenë edhe shumë i hovshëm në pjesën e zbatimit të MSA-së.

Për këtë marrëveshje foli edhe udhëheqësi i Divizionit për Mjedis, Energji dhe Transport, nga Ministria e Integrimeve Evropiane Ilir Muçaj, i cili tha se është mirë që të jetësohen praktikat më të mira të parapara nga kjo marrëveshje e Stabilizim Asocimit.

SHPËRNDAJE