Në mbrëmjen e maturantëve, Bekim Jashari zotohet se do t’iu ndajë bursa studentëve

Gjimnazistët e Skenderajt kanë mbajtur mbrëmjen e maturës, në cilën të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Në këtë organizim kryetari Bekim Jashari ju ka premtuar maturantëve se Komuna se do të iu ndajë bursa për t’i mbështetur në studime.

Mbështetje kryetari Bekim Jashrit për ndarjen e bursave i dha deputeti Bekin Haxhiu, i cili e  falënderoj të parin e Skenderajt për këtë zotim, shkruan Veriu.info.

Këtë falënderim deputeti Haxhiu e ka shprehur edhe në Facebook, me ç’rast ka shperndarë disa foto ku shihet se në këtë mbrëmje ishin edhe nënkryetari i komunës, Nuradin Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, drejtorët komunal Bekim Latifi e Ramiz Shala dhe bashkëpuntore të tjerë.

Në mesin e fotove të shpërndara nga Bekim Haxhiu janë edhe dy më të veçanta, ajo e mbesës së tij dhe ajo e vajzës së Bekim Jasharit, ku që të dyjat janë maturante.

Komuna e Skenderajt ka disa vite që nuk ka ndarë buxhet për bursa, por ka qenë deputeti Bekim Haxhiu i cili tani e 5 vite ndanë nga 10 bursa në vit për studentë nga buxheti personal./Veriu.info