Në mes të katër persona të infektuar edhe dy mjekë

Ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Brenda 24-orëve të fundit janë shënuar edhe katër raste të reja.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli përmes një konference për media njoftoi se u testuan gjithsej 24 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale, prej të cilëve katër raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste”, tha Rakacolli.

Ajo po ashtu njoftoi se 17 persona janë të shtruar në Spitalin Infektiv. Ata janë pacientë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina. Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50-vjeçar nga Tirana. Njëri prej tyre paraqitet në gjendje më të rënduar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon është e stabilizuar.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 persona nga personeli shëndetësor që kanë pasur kontakt me të sëmurin e identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

SHPËRNDAJE