Në mesin e ‘Maratonës së këngës’ në këtë qytet tonë , çfarë ndodhi kur hoxha thirri Ezanin

Maratona e Këngës u mbajt mbrëmë në qytetin e Kavajës.

Këngëtarë të shumtë performuan hitet e kësaj vere në edicionin e 10 të Maratonës së Këngës.

Sheshi i Kavajës u mbush mbrëmë plot me qytetarë të cilët shijuan ritmet e muzikës së lehtë dhe asaj popullore nga këngëtarë të ndryshëm.

Mirëpo një gjest i veçantë ka ndodhur gjatë perfomancës. Koncerti u ndërpre për pak minuta teksa imami thërriste ‘ezanin’ në xhaminë që ndodhet në qendër të qytetit, shkruan NewsBomb.

“Rikthehemi pas këtij pushimi të shkurtër për të respektuar traditën fetare të qytetit tuaj”, tha moderatorja Nevina Shtylla.
Kavaja është një ndër qytetet shqiptare, ku islami praktikohet nga shumë besimtarë.

SHPËRNDAJE