Në natën e Vitit të Ri, humb jetën ky person në këtë qytet të Kosovës

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku.

I njëjti dyshohet ishte duke drejtuar veturën dhe nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident.

“Si pasojë e aksidentit, vozitësi nga lëndimet e marrë ka mbetur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë, njofton Klan Kosova.

Rasti ka ndodhë mbrëmë në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Ndryshe gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndodh edhe 14 aksidente me të lënduar dhe 28 të tjera pa të lënduar.

SHPËRNDAJE