Në natën kur të gjithë festojnë, vajza e Bajram Rexhepit ka një mesazh prekës për babain

Vanesa Rexhepi, vajza e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, ka kujtuar me një mesazh emocionues babin e saj të ndjerë.

Në ditën kur të gjithë po festojnë, Vanesa ka shkruar se sot është zgjuar me dhimbje që babai i saj nuk është për të festuar Vitin e Ri pranë tyre.

‘Po fillon nje vite i ri bab e jeta ime osht nal at dite qe ti mke lon”, ka shkruar mes tjerash Vanesa në një mesazh emocionues për vitin 2017, i cili për të ishte vit që ia mori babin.

Ky është mesazhi i plotë i Vanesës:

As sot ne dite gezimi per te gjithe spo muj mos me shkrujt per ty.Prej dites te ikjes tone bab sot ka qene dita me e vshtire per mu. Jom zgju e rraskapitun nga dhembja qe sje me mu,sje ne shpi sonte.Po fillon nje vite i ri bab e jeta ime osht nal at dite qe ti mke lon. 2017 mka lon pa ty,ma ka ndal frymarjen,mka lon pa aromen tone qe mka marre shume malli me ni,pa te perqaf e pa ta prek doren,se di bab nese do i gezohem me viteve qe do tvijne..

Ju dua dhe ju falenderoj shume familjes time,shoqerise dhe gjithe miqve te familjes qe keni qene pran meje.2018 qoft me i mire,me i suksesshem per te gjithe.
Gezuar.

SHPËRNDAJE