Në pikë të dimrit, këngëtarja kosovare na vjen me poza atraktive në bikini

Shkenda Dubova ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Tajlandës, shkruan GazetaBlic.

Këngëtaren kosovare atje po e shoqëron një nga mikeshat e saj më të mira, ish miss Kosova, Arbnora Ademaj.

Dyshja po tregohen tejet aktive në rrjete sociale me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga atje.

E veshur me bikini me ngjyra, Shkenda ka publikuar disa imazhe në Instagram, që po shfaqet tejet atraktive në pozat e marra.

E linjat e saj në këto fotografi janë të përkryera, për t’u pasur zili.

SHPËRNDAJE