Në rrjete sociale po qarkullon kjo foto: Qytetari fotografon votën dhe ia kërkon paratë LDK’së

Edhe një qytetar nga Istogu dyshohet se ka fotografuar votën e tij.

Në rrjetin shoqëror “Facebook” ka filluar të shpërndahet fotografia në fjalë, që thuhet të jetë përcjellur tek faqja zyrtare e LDK-së dega në Istog, për kompenzim me pagesë.

“E fotografova votën, ku duhet me shku me i marrë paratë”, thuhet në mesazhin e votuesit që ka fotografuar votën, drejtuar faqës së LDK-së në “Facebook”.

Bëjmë të ditur se nuk ka asnjë informacion për vërtetësinë e kësaj fotografie, por vetëm se po qarkullon në rrjete sociale.

SHPËRNDAJE