Në Skenderaj tetë familje po bëhen me shtëpi të reja

Kryetari i Komunës,Bekim Jashari dhe humanisti nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”,Halil Kastrati, kanë dhuruar sot çelësat e shtëpisë së re për familjen e Gani Dervishaj nga fshati Kostorc, e cila ka jetuar në kushte të vështira, si dhe kanë kumtuar lajmin edhe 7 familjeve tjera nevojtare që do të fillon ndërtimi i shtëpive të tyre.

Ky projekt po realizohet në bashkëpunim në mes të Komunës dhe shoqatës në fjalë, për çka është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit, ku Komuna e Skenderajt nga buxheti i saj ndanë 5,000 euro për çdo shtëpi.

Në një postim në llogarinë e tij në faceboo kryetari Jashari ka shkruar:

“Lajm i mirë për familjen e Gani Dervishaj nga fshati Kostorc që sot u bë me shtëpi të re, dhe 7 -Familje tjera të cilave i’a kumtuam lajmin se do të fillojë ndërtimi i shtëpive të tyre.

So së bashku me humanistin Halil Kastrati, kumtuam lajmin në 7 – familje nevojtare që do të bëhen me kulm mbi kokë, emocione të shumta dhe gëzim i madh.

Poashtu ditë e mbarë ishte edhe për familjen e Gani Dervishaj që dorëzuam çelësat e shtëpisë së re.

Familjet si ajo e Nuredin Meha nga Prekazi, Mehmet Hoxha nga Llausha, Ferat Berisha nga Marina, Minire Sinani nga Tica, Mehdi Veseli nga Baksi, Ramiz Ademi nga Kozhica dhe Lutfi Hoti nga fshati Polac, më nuk do t’a kenë problem çështjen e strehimit, për t’a sot filloi ndërtimi i shtëpive të reja.

Për të gjitha këto shtëpi komuna e Skenderajt participon nga 5000€, ndërsa pjesën tjetër e mbulon shoqata

“Jetimat e Ballkanit”.

Faleminderit Hoxhë i nderuar Halil Kastrati, faleminderit bëmirës të dashur kudo që jeni ka përfunduar Jashari.