Në Skenderajt konfiskohen 800 produkte me afat të skaduar (Foto)

Sektori i Inspektoratit i cili funksionon në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Skenderajt, gjatë aktiviteteve inspektuese në terren, në inspektime të rregullta apo edhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka hasur në produkte ushqimore dhe jo ushqimore të cilat nuk i përgjigjen tregut, qoftë për shkak të konsumimit të afateve të përdorimit, dëmtimeve të ndryshme dhe dyshimet për prejardhjen e tyre (pa fatura)

Bëhet e ditur se konform Ligjit, këto produkte të rrezikshme për konsumatorin janë konfiskuar dhe të njëjtat tashmë janë asgjësuar, shkruan Veriu.info.

“Ndaj subjekteve ku janë hasur këto produkte, poashtu konform ligjit janë shqiptuar masa ndëshkimore. Gjithsejtë janë 824 produkte me peshën prej afërsisht 200kg.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Skenderajt, që në rast se hasin në parregullësi gjatë marrjes së shërbimeve të ndryshme, të paraqiten në zyrët e Inspekcionit të cilat gjenden në katin e parë në objektin e Komunës Skenderaj, apo edhe të kontaktojnë direkt në nr. e tel: 028582090.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për luftimin e informalitetit dhe mbrojtjen e konsumatorit”, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.

Siç shihet në fotot e publikuara nga komuna e Skenderajt, është konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit, duke përfshirë edhe sallame ‘Extra’./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE