Në Stanoc fillojnë kyqjet individuale në ujësjellës

Me një ceremoni zyrtare, sot ka vazhduar projekti për kyqjet individuale të konsumatorëve në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve bashkë me nënkryetarin Besim Muzaqi dhe drejtorët komunal, ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se kyqja në rrjetin e ujësjellësit do të vazhdoj shtëpi më shtëpi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Projekti i Komunës për kyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit ka vazhduar edhe sot në fshatin Stanoc, për të vazhduar në çdo lagje e në secilën shtëpi të qytetarit të Vushtrrisë. 9000 familje në Vushtrri do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit.

Ky premtim i yni, nga më të rëndësishmit për qytetarin tonë, tani po merr udhën e mbarë të realizimit. Bashkë me qytetarin e Vushtrrisë çdo ditë po bëjmë ndryshimin e domosdoshëm në Vushtrri”, ka thënë Tahiri me rastin e fillimit të punimeve. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE