Në Vushtrri u mbajt turneu përkujtimor i shahut ”Musa Bala” (Foto)

Nën organizimin e klubit të shahut “Llamkos” në Vushtrri sot u mbajt turneu përkujtimor i shahut “Musa Bala”, duke shenjë kujtimit dhe nderimi për shahisti e mirënjohur kosovar Musa Bala, i cili para një vit ndërroi jetë.

Pjesëmarrës ishin 30 shahistë, ndërsa turneu është zhvilluar me 7 xhiro, ku një lojë zgjati 15 minuta, raporton Veriu.info.

Fitues i turneut pas 7 xhiros doli Armend Maxhuni, i pasuar në vendin e dytë nga Sylejman Suloviq (Novi Pazar) dhe Fadil Morina, që është renditur i treti.

Kujtojmë se para një viti, përkatësisht më 5 dhjetor 2017 ka ndërruar jetë profesori dhe shahisti nga Vushtrria, Musa Bala./Veriu.info/


Musa Bala