Nëna e të dyshuarit për vrasje të 22-vjeçarit në Bresalc: Nuk pom dhimbet vetja që po hy në burg, por pom dhimbet djali i ri….

22 vjeçari Fatlind Arifi nga Bresalci i Gjilanit u vra të shtunën rreth mesnatës nga shoku i tij Liridon Uruqi.


Ky i fundit sot pasdite ka pranuar se e ka kryer veprën, por ka deklaruar se aksidentalisht i ka shkrep arma, mirëpo, prokurori Agron Uka tha sot se i dyshuari kishte kërcënuar dëshmitarët që ta inskenojnë vdekjen e viktimës si vetëvrasje.

Familja e të ndjerit janë mbledhur për ceremoninë mortore. Asnjëri nga ta nuk po e dijnë arsyen e vrasjes së Fatlindit, djalit të vetëm të Gani Arifit nga Bresalci i Gjilanit. Kushërinjtë, viktimën e përshkruajnë si djalë të urtë dhe punëtorë të ndjerin.

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

Por nga familja e të dyshuarit, Liridon Uruqit, thonë se e gjithë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Nëna e Liridonit, jep detaje rreth deklaratave që djali i saj u ka thënë atyre rreth kësaj ngjarjeje.

“Na jena të mërzitur shumë, sa për atë sa për neve, nuk po dhimbet vetja qe po hy në burg po pom dhimet djali se burgun se kam gajle sa të më dënojnë gjykata, por pom dhimbet djali hasret” tha nëna e Liridonit.

SHPËRNDAJE