Anna Ozhigova kishte lënë pas edhe një letër lamtumirëse ku kishte treguar arsyet që sipas saj kanë ndikuar në vetëvrasje.
Anna Ozhigova nuk kishte qenë asnjëherë e kënaqur me formën e hundës së saj prandaj edhe kishte vendosur që ta rregullonte me ndërhyrje estetike,
Por rezultati pas operacionit e kishte lënë 33 vjeçen edhe më të pakënaqur dhe vetëm sa ia kishte thelluar përmasat e depresionit në të cilin gjendej.Burri i saj gjithmonë kishte bërë shkaka më të duke i lëshuar tinguj të derrit duke e ngacmuar për hundën që i thoshte se dukej tamam si ajo kafshë.
Por ai nuk e kishte ditur se shakatë e tij po ndikonin aq keq në gruan e tij e cila në të kaluarën kishte tentuar të mbyste veten disa herë, shkruan DailyMail, përcjell ORAinfo.
Ozhigova kishte qenë në shtëpinë e prindërve të saj kur kishte marrë në krahë të birin që po flinte dhe më pas kishte kërcyer nga një lartësi e konsiderueshme.
Policia ka treguar se trupat e dy personave kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit në momentin e rënies.Tani hetimet kanë filluar të thellohen edhe më për të nxjerrë në dritë detaje tjera rreth këtij rasti tragjik.